Prof. dr. Metodi Çepreganov
Specialist për neuropsikiatri dhe epileptologji.
Tel: 02 3133 313 / 072222827
E-mail: neuromedica@neuromedica.com.mk / dr.cepreganov@neuromedica.com.mk

Arsimimi:
Në vitin 1962 Fakulteti i Mjekësisë – Shkup;
Në vitin 1968 Specializim për neuropsikiatri në Fakultetin e Mjekësisë – Shkup;
Në vitet 1972-1973 Studime të subspecializuara pasuniversitare në Belgjikë në Klinikën e Elektroencefalografisë;
Në vitet 1974-1975 Studime të specializuara për elektroencefalografi klinike në laborator dhe epileptologjinë LENA në Paris, Francë;
Në vitin 1978 Trajnim profesional për tomografi kompjuterike në Belgjikë dhe Angli;
Në vitet 1994-1996 Subspecializim për morfologji anatomike (tomografi kompjuterike dhe rezonancë magnetike)

Përvojë pune:
Nga viti 1969 Klinika për sëmundje nervore dhe mendore në Fakultetin e Mjekësisë – Shkup;
Për më shumë se 25 vjet ai ka ligjëruar si profesor, duke mbajtur ligjërata në fushën e: Neurologjisë dhe psikiatrisë me psikologji mjekësore për studentët e Fakultetit të Mjekësisë – Shkup;
Nga viti 2006 në Spitalin Neuromedika

Arritje shkencore dhe profesionale:
Ai ka botuar mbi 260 punime shkencore dhe 130 monografi nga fusha e Neurologjisë dhe epileptologjisë, ndër të cilat janë: Imagerie des épilepsies, Paris 1996; Neuro-imagerie diagnostique-Epilepsies Paris, 2006; Neuro-imagerie diagnostique-Epilepsies Paris, 2007; Neuro-imagerie diagnostique-Epilepsies Paris, 2012. Ka marrë pjesë në shumë kongrese evropiane.

Është anëtar i
Asociacionit Evropian për Neurofiziologji klinike dhe epileptologji për vendet që flasin frëngjisht; Asociacioni Neurologjik i Francës.
Është dekoruar me medaljen Paladem Academiques nga Ministri i Parë i Francës në emër të Ministrisë së Shkencave.