Neuromedika është marka e parë mjekësore private që ekziston për më shumë se 29 vjet dhe punon në fushën e kujdesit shëndetësor bashkëkohor dhe të përparuar. 29 vjet përvojë e kaluar përmes rritjes së vazhdueshme dhe zhvillimit, duke synuar që të arrijmë kushte shëndetësore dhe mjekim të përsosur për pacientët tanë. Neuromedika si një markë e rrallë dhe e pastër maqedonase, e cila vazhdimisht i rrit dhe i përmirëson kapacitetet e saj të punës, është veçanërisht e përkushtuar në cilësinë e stafit mjekësor, që është resursi ynë më i madh, nga përvoja e tyre e gjerë përmes aftësive dhe mjeshtërisë së tyre, deri tek entuziazmi që e sjellin në punën e tyre. Nëse dëshiron të jesh pjesë e FAMILJES NEUROMEDIKA apliko lirisht për ndonjë vend pune ose lër CV-në tënde në bazën tonë të të dhënave.