Neuromedika është marka (brendi) e parë mjekësore private në Maqedoni, që tashmë 28 vjet punon në fushën e kujdesit shëndetësor modern dhe të avancuar. 28 vjet përvojë e kaluar përmes rritjes së vazhdueshme dhe zhvillimit, duke synuar që të arrijmë kushte shëndetësore dhe mjekim të përsosur për pacientët tanë. Nëpërmjet investimeve të vazhdueshme dhe përmirësimit të procesit të punës Neuromedika kontribuon në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve mjekësore që i ofron. Neuromedika si një markë (brend) e rrallë dhe e pastër maqedonase, që vazhdimisht i rrit dhe i përmirëson kapacitetet e saj të punës, është veçanërisht e përkushtuar në cilësinë e stafit mjekësor, i cili është burimi kryesor i besimit në sytë e qytetarëve. Theks i veçantë në punën e Neuromedika-s është vënë në pajisjet bashkëkohore për diagnostikim mjekësor dhe shërbimin e plotë mjekësor 24 orësh, përfshirë dhe vizita në shtëpi dhe transport sanitar nga ekipet tona mjekësore.

Aktiviteti ynë në fushën e kujdesit shëndetësor ndodhet në dy lokacione në Shkup – Spitali Neuromedika në Qendër dhe Poliklinika në Vllae, Poliklinika në Kumanovë dhe Qendra diagnostike në Kilkis (Kukush) – Greqi me ordinanca të mjekëve të përgjithshëm dhe specialistë në të gjitha fushat. Neuromedika ka më shumë se 150 punonjës me kualifikim të lartë: mjekë specialistë dhe subspecialistë nga fusha të ndryshme, mjekët të përgjithshëm, infermiere, ekip të menaxhimit dhe administratë shtesë.