Doc. dr. Vlladimir Dugaliç
Specialist për kirurgji abdominale dhe të përgjithshme
Tel: 02 3133 313
E-mail: neuromedica@neuromedica.com.mk

Docent dr. Vladimir Dugalic, në karrierën e tij të pasur të punës, ka qenë Drejtues i departamentit hepatobiopankreatik, në Qendrën Klinike të Serbisë në Beograd.
Aftësitë kirurgjikale:

  • të gjitha llojet e resekcioneve kryesore hepatike, përfshirë hepatektominë e djathtë dhe të majtë,
  • rritje të hepatektomisë së djathtë dhe të majtë,
  • resekcioni qendror i mëlçisë (segmentet IV, V dhe VIII),
  • resekcione segmentale anatomike të mëlçisë (segmentet VII dhe VIII, IVB dhe V),
  • rikonstruksione biliare si dhe
  • të gjitha operacionet e linjës biliare,
  • resekcion të pankreasit,
    • duodenopankreatektomi cefale,
    • spelenopankreaktomi distale përfshirë operacion të Strazbergut,
    • resekcion qendror të pankreasit,
    • resekcion të kokës së pankreasit, duke ruajtur duodenumin,
  • kolecistektomi laparoskopike,
  • transplantim organesh te donator i gjallë, gasrektomi totale dhe të gjitha llojet e resekcioneve gastrike,
  • të gjitha llojet e resekcioneve të zorrës së hollë dhe të trashë, përfshirë hemikolektominë e djathtë dhe të majtë,
  • resekcion i përparmë i sipërm dhe i përparmë i poshtëm i rektumit,
  • adrenalektomi bilaterale dhe
  • nefrektomi.

Arsimimi:
1987 – 1992: Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti i Beogradit. Bashkëpunëtor i talenteve të reja në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Serbisë.
Në qershor të vitit 1992: U diplomua në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd me notë mesatare 10 (dhjetë). Gjatë studimeve ka qenë demonstrues në anatomi dhe mikrobiologji. Ai mori Çmimin “Tetor në Beograd” për punimin e tij “Efekti i magnezit në eksitueshmërinë e miokardit”
Në qershor të vitit 1998: Provim i specializuar për kirurgji të përgjithshme me rezultate të shkëlqyera.
2002: Përfundoi kursin për kirurgji laparoskopike
2002 – 2006: Punoi me prof. dr. Bozhina Radeviq, themelues i kirurgjisë për transplantim të mëlçisë në Serbi. Anëtar i ekipit të transplantit të mëlçisë.
Maj 2007: Magjistër i shkencave mjekësore në anatominë kirurgjikale në Fakultetin e Mjekësisë në Beograd, me punimin e magjistraturës “Rëndësia e faktorëve paralajmërues në trajtimin kirurgjik të kancerit të pankreasit”
Shtator 2008: Zgjidhet Docent Profesor i kirurgjisë me anesteziologji
Qershor 2014: Ai mori titullin Doktor i Shkencave Mjekësore, pasi mbrojti disertacionin e doktoraturës me titull “Zbulimi i hershëm dhe faktorët e rrezikut për zhvillimin e fistulës pankreatike klinikisht të rëndësishme te pacientët pas duodenopankreaktomisë cefale”
Mars 2015: Zgjidhet docent profesor për kirurgji me anesteziologji
Studime jashtë vendit:
Me rekomandim të prof. Dr. Zoran Gerzic gjatë specializimit kaloi një muaj në Departamentin e Kirurgjisë në Venecia – Prof. dr. V Tremolada, qershor 1996
Spitali Hammersmith, Londër, Departamenti i Kirurgjisë – Prof. dr. N Habib dhe prof. dr. R Uilliamson, korrik – gusht të vitit 1997, nëntor – dhjetor të vitit 2003
Një muaj në spitalin “Paul Bruce Viljuif” në Paris (reparti i CDB) me prof. Ha D. Castaign, maj 2006 (Hepatobiopankreakcion dhe Transplantim)
Një muaj në spitalin “Gustavo Rosi” në Verona të Italisë, me prof. Dr. Klaudi Basi, prill të vitit 2008 (kirurgji e pankreasit)
Një muaj në spitalin universitar Nagoja, prof. Dr. Akimasa Nakao, shkurt 2010 (Kirurgji e mëlçisë dhe pankreasit)
Një muaj në spital me Kryqin e Kuq, Qendra Mjekësore, prof. Dr. Masatoshi Makuçi, Prill 2011 (Kirurgji e mëlçisë dhe pankreasit)
Dy javë në spitalin “Universitats Spital Zyrih”, prof. A Klavijan, tetor 2012 (Kirurgji e mëlçisë dhe pankreasit dhe transplantim)
Në bazë mujore, Spitali i King’s College, Londër, prof. Nigel Heaton, në kuadër të programit për transplantim të mëlçisë, qershor-korrik të vitit 2013, prill të vitit 2015
Dy javë në Universitetin e Heidelbergut, Klinika e Kirurgjisë, për pankreas dhe mëlçi, kirurgji për transplantim, 15.06-30.06, viti 2016 Prof. M. Buhler
Dy javë, Klinika universitare e kirurgjisë në Universitetin Humanitas në Milano, kirurgji e mëlçisë, mars 2018, nga Prof. Guido Torozili

Др Дугалиц