Zoran Kostov
Psikolog/psikoterapist
Tel: 02 3133 313
E-mail: neuromedica@neuromedica.com.mk / psiholog@neuromedica.com.mk

Forma dhe pamja e një seance varet nga problematikat, të cilat duhet të punohen (secili psikolog ka qasjen e vet, i udhëhequr përgjithësisht nga edukimi dhe trajnimi i tij në psikoterapi), shpesh i ngjan një bisede të relaksuar në kafene me një mik. Në prapavijë qëndrojnë analiza komplekse që herë pas here ndahen me klientin për të dhënë Insight për gjëra, të cilat për klientin nuk janë “të dukshme”. Sa më e qartë të jetë pamja e proceseve të nënvetëdijes, aq më lehtë i njohim kur ato ndikojnë në sjelljen tonë, dhe aq më afër jemi për t’i korrigjuar ato.

Arsimimi:
Psikolog i diplomuar në Republikën Turke të Qipros së Veriut – Universiteti i Lindjes së Mesme, në vitin 2006

Përvojë pune:
“Mindheal”, një organizatë joqeveritare e financuar nga Universiteti i Lindjes së Mesme, këshilltar psikologjik, edukator dhe studiues.

Obligime pune:
Këshillim psikologjik dhe edukim për tejkalimin e krizave të jetës, ankthit, sulmeve të panikut, depresionit të adoleshentëve, vetëbesimit, fobive dhe gjendjeve fobike, duke punuar me fobitë sociale dhe ankthin dhe drejtimin e seminareve edukative në të njëjtat tema. Testimi psikologjik i personalitetit dhe psikodiagnostikimi.