Prof. dr. Mirçe Simeonov
Spec. kirurg dhe traumatolog
Tel: 02 3133 313 / 070 227 363
E-mail: neuromedica@neuromedica.com.mk / dr.simeonov@neuromedica.com.mk

Arsimimi, punime dhe rikualifikimi

Prof. dr. Mirçe Simeonov në vitin 1972 i përfundoi studimet për mjekësi në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup. Në vitin 1979 në Departamentin e Kirurgjisë me Traumatologji e përfundoi specializim për kirurgji të përgjithshme dhe subspecializimin për traumatologji. Në vitin 1990, ai mbrojti doktoratën e tij me temë “Thyerje të qafës së femurit të kockës së kofshës”, pas së cilës bëhet docent në Departamentin Kirurgji dhe Traumatologji, në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, kurse në vitin 1994 u bë profesor në departamentin Kirurgji dhe Traumatologji në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup.

Arritje shkencore dhe profesionale:

Ai paraqitet si pjesë e autorëve të librit “Kirurgji speciale në fushën e politraumës dhe traumatologjisë”, libër sipas të cilit ende po mësohet në Departamentin e Kirurgjisë Traumatologjike në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup.

Në vitin 1976, në bashkëpunim me kirurgun spinal Roux Camille nga Lioni në Francë, u organizua një studim pune për të këmbyer përvoja nga traumatologjia e dëmtimeve të shtyllës kurrizore në Departamentin e Kirurgjisë dhe Traumatologjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup.

Në historinë e tij të pasur të punës ai ka shkruar më shumë se 130 punime edukative nga fusha e traumatologjisë, të cilat janë botuar në revista ndërkombëtare.

Është:
Kryetari i MADOT(AMOT) (Asociacioni Maqedonas i Ortopedëve dhe Traumatologëve)
Merr pjesë në një numër të madh të seminareve dhe trajnimeve ndërkombëtare të organizuara nga SICOT (Asociacioni Ndërkombëtar i Ortopedëve dhe Traumatologëve).

Prof. Prof. dr. Mirçe Simeonov ka përvojë dhe interes të madh për:

  • përkujdesjet për traumat sportive përmes trajtimit artroskopik dhe ndërhyrjeve moderne minimale invazive në sistemin e kockave.
  • përkujdesjet për të gjitha dëmtimet e indeve të buta (dëmtimet e muskujve, tendinave) nyjat muskulore të shpatullave, lezionet e bicepsit.
  • përkujdesjet për dëmtime intra-artikulare të lezioneve meniskale, lezioneve ligamentoze, ruptura të bicepsit, muskulaturës së krahut.