Prim. dr. Voisllav Kajevski
Specialist urolog
Tel: 02 3133 313 / 071266960
E-mail: neuromedica@neuromedica.com.mk / dr.kajevski@neuromedica.com.mk

Arsimimi:

Prim. dr. Voisllav Kajevski në 1977 i përfundoi studimet e tij në mjekësi në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup dhe pas kësaj u punësua si mjek ushtarak në Klinikën Ushtarake në Shkup. Nga viti 1985 deri në 1989 mbaroi specializimin në Spitalin Ushtarak në Shkup, nga ku në 1988/1989 ai i ndoqi studimet dhe trajnimin në Akademinë Mjekësore Ushtarake në Shtëpinë e Shëndetit 4 Maji në Beograd.
Specializimin për urologji në formën e magjistraturës e përfundon në vitin 1989.

Përvojë pune:
Nga viti 1989 deri në 2010 ka punuar si urolog specialist në Spitalin Ushtarak Shkup.

Nga viti 2010 deri në vitin 2018 ai punon si urolog specialist në Spitalin e Qytetit 8 Shtatori.

Dhe nga viti 2018 deri më sot ai punon në Spitalin Neuromedika.

Prim dr. Voisllav Kajevski ka punuar dy turne 6-mujore në vitet 2009 dhe 2010 si udhëheqës i ekipit kirurgjikal në kuadër të kontigjentit norvegjez të NATO-s në Afganistan.

Specializim i mëtejshëm profesional:
Ai ka marrë pjesë në kurse specializimi në Akademinë Mjekësore Ushtarake në Sofje në vitin 2000.