Резервирај термин
Виртуелна прошетка
24x7
24x7
Neuromedica
×
  • Доктори
  • ОДДЕЛИ
    • Васкуларна хирургија
    • Општа пракса
    • Лабораторија
    • Интерна Медицина
    • Кардиологија
    • Неврологија
    • Радиологија
    • Ревматологија
    • Пулмологија
    • Торакална хирургија
    • Гастроентерохепатологија
    • Урологија
    • Медицина на труд
    • Гинекологија
    • Ортопедија
    • Оториноларингологија
    • Офталмологија
    • Дерматовенерологија
    • Стоматологија
    • Физикална Медицина
    • Педијатрија
    • Психологија
    • Психијатрија
    • Орална хирургија
    • Општа и абдоменална хирургија
    • Пластична хирургија
    • Трауматологија
    • Анестезиологија
    • НЕФРОЛОГИЈА
  • ПАЦИЕНТИ
    • Онлајн закажување
    • Осигурителни компании
    • ФЗО
    • Начин на плаќање
    • Неуромедика Medical Card
  • ЗА НАС
    • Клиники
    • Услуги
    • Персонал
      • Менаџмент
      • Административен дел
      • Лабораторија
      • Медицински сестри
      • Радиолошки техничари
      • Возачи
      • Техничка служба
    • Кариера
    • Галерија
    • Видео
    • Виртуелна Прошетка
    • Награди и признанија
    • Магазин
  • ПАРТНЕРИ
    • Национални
      • Државно осигурување
      • Приватно осигурување
    • Интернационални
  • НОВОСТИ
  • КАРИЕРА
  • ПРАШАЊА
  • Albanian
    • Macedonian
    • English

SËMUNDJA PULMONARE OBSTRUKTIVE KRONIKE – SPOK

February 7, 2020Risi

Sëmundja pulmonare obstruktive kronike – SPOK (COPD) është një grup sëmundjesh kronike të sistemit të frymëmarrjes, të cilat shprehen me vështirësi në frymëmarrje, pra pengesë në rrugët e frymëmarrjes te pacientë të cilët më parë janë diagnostikuar me bronkit kronik dhe/ose emfizemë.

Bronkiti kronik është një kollë produktive gjatë gjithë ditës për 3 muaj, të paktën 2 vjet rresht.

Emfizema është shkatërrim i përhershëm i septave intralveolare dhe zmadhim i hapësirës ajrore në mushkëri pa plagë të dukshme.


Organizata Botërore e Shëndetësisë

Organizata Botërore e Shëndetësisë

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sëmundja kronike e frymëmarrjes SPOK (COPD) është një nga shkaktarët kryesorë të vdekjes dhe mortalitetit në nivel global me parashikim që deri në vitin 2030, SPOK-u ( COPD) do të jetë shkaku i tretë i vdekjes nga sëmundjet kronike në nivel global 1.

(World Health Statistics 2008. 2. (World Health Statistics 2008. 2. Hurd SS and Lenfant C. Lancet 2005;366:1832–1834)

Simptomat e SPOK-ut (COPD)

Simptomat tipike të SPOK-ut janë dispnea kronike dhe progresive, kollë dhe prodhim i gëlbazës, të cilat shpesh mund të ndryshojnë nga dita në ditë.

Dispnea: e vazhdueshme, progresive, përkeqësohet nga sforcimi fizik.

Kollë kronike: mund të jetë e përkohshme dhe joproduktive.

Prodhimi kronik i gëlbazës: kollitja zakonisht përcillet me nxjerrje gëlbaze.

Diagnoza dhe vlerësimi: Elementët kryesorë

Diagnoza klinike e SPOK-ut bazohet në praninë e simptomave dhe ekspozimin ndaj faktorëve të rrezikut.

Spirometria është e nevojshme për të përcaktuar diagnozën. Gjetja e FEV1 / FVC <0,70 postbronkodilatore tregon kufizim të vazhdueshëm të rrjedhës së ajrit, d.m.th. për SPOK.

SPOK-u është një sëmundje me shumë komponentë dhe vendin primar në patogjenezën e saj e ka inflamacioni 1, 2.

  1. Agusti et al. Respir Med 2005
  2. Wedzicha et al. Resp Care 2003

КPacientët me SPOK kanë një rrezik të shtuar për sëmundje kardiovaskulare, osteoporozë, infeksione të frymëmarrjes, ankth dhe depresion, diabet dhe kancer të mushkërive. Sëmundjet shoqëruese nuk ndikojnë në trajtimin e SPOK-ut dhe ato trajtohen sipas rekomandimeve aktuale për shërimin e tyre.

Iniciativa globale për sëmundje pulmonare obstruktive kronike rekomandon vlerësimin e pacientit me SPOK.

  • Të vlerësohen simptomat
  • Të vlerësohet shkalla e kufizimit të rrjedhës së ajrit me spirometri (FEV1)
  • Të vlerësohet rreziku i përkeqësimeve
  • Vlerësoni praninë e komorbiditeteve

Përkeqësimi i SPOK-ut është:

“Ngjarja akute karakterizohet nga përkeqësimi i simptomave, që shënon rritje në krahasim me variacionet e tyre të zakonshme dhe kërkon ndryshim në trajtim“

  • Jashtëzakonisht e rëndësishme: ato e përshpejtojnë përparimin e sëmundjes, e përkeqësojnë cilësinë e jetës, kosto të larta për diagnostikim dhe trajtim. ACARIMET E RËNDA JANË SHKAKU MË I SHPESHTË I VDEKJES SË PACIENTËVE ME SPOK.
  • Një element kyç në diagnostikim ka prezantimin i tyre klinik – rëndime akute të simptomave (dispnea ekzistuese, kollë dhe/ose prodhim gëlbaze)
  • Qëllimi i trajtimit është të minimizohet ndikimi i acarimit në përparimin e sëmundjes dhe të parandalojë shfaqjen e acarimit pasues.
  • PËRKEQËSIMET E SPOK-UT MUND TË PARANDALOHEN

Përkeqësimet e shpeshta e përshpejtojnë ndjeshëm përparimin e Spok-ut

 

Pacientët me përkeqësime/acarime të shpeshta

Analizave të gazit: PaO2 <<8.0 kPa me ose pa PaCO2> 6.7 kPa tregon insuficiencë të frymëmarrjes

X-ray (rëntgen):përjashtimi i diagnozave të tjera ose konfirmimi i pneumonisë

EKG: zbulimi i problemeve shoqëruese kardiake

Analiza të gjakut: zbulimi i polikitemisë, anemisë, gjakderdhjes

Gëlbazë purulente: indikacion për aplikimin empirik të antibiotikëve

Biokimi:Zbulimi i diabetit, çekuilibrit të elektroliteve, kequshqyerjes

Spirometri: jo e detyrueshme, pacienti shpesh nuk mund ta kryejë atë, rezultatet janë të pasakta

Trajtimi i acarimeve: opsionet

Bronkodilatorët : b2-agonistë me veprim të shkurtër me ose pa antikolinergjikë me veprim të shkurtër

Nuk rekomandohet aplikimi i magnezit të nebulizuar si shtesë e salbutamolit

Kortikosteroidet sistemike:shkurtojnë kohën e shërimit, përmirësojnë funksionimin e mushkërive (FEV1) dhe hipokseminë (PaO2), e zvogëlojnë rrezikun e relapsave, dështimin e trajtimit dhe kohëzgjatjen e shtrimit në spital.

80 mg prednisone/ditë për 5 ditë

antibiotikë

indikacione :

– Janë të pranishme të tre simptomat kardinale

– Janë të pranishme dy simptoma kardinale, njëra prej të cilave është ndryshimi i ngjyrës së gëlbazës

– Pacientët tek të cilët është indikuar ventilim mekanik

Përzgjedhja e antibiotikëve :

– Empirike – rekomandime për trajtimin fillestar: aminopenicilina me ose pa acid klavulonik, makrolide dhe doksiciklin, fluorokinoline

– Sipas konstatimit mikrobiologjik

Kohëzgjatja e trajtimit me antibiotikë: –10 ditë

Ndihmë e frymëmarrjes – kushte spitalore

Terapia e oksigjenit– Përmirësimi i hipoksemisë deri në ngopje 88-92%

Mbështetja e ventilimit– Ventilim mekanik jo – invaziv – NIV) Përmirëson acidozën e frymëmarrjes dhe ashpërsinë e dispnesë, zvogëlon shfaqjen e komplikimeve, kohëzgjatjen e shtrimit në spital, nevojën për intubacion dhe shkallën e vdekshmërisë.

– Ventilimi mekanik

Përkeqësime të rrezikshme për jetën

Në qoftë se një person ka simptoma dhe indikacione për trajtim në spital të acarimit, kalohet në të njëjtën gjë:

  • Simptoma tepër të rënda
  • Gjendje e rëndë dhe shumë e rëndë ekzistuese e SPOK-ut
  • Simptoma dhe shenja të reja të përkeqësimit (cianozë, edemë periferike, etj.)
  • Përgjigje e dobët ndaj trajtimit fillestar
  • Prania e komorbiditeteve serioze
  • Përkeqësime të shpeshta
  • Mosha e përparuar
  • Nuk ka kushte për trajtim në shtëpi

Sidoqoftë, personeli mjekësor dhe kuadro mjaft të afta nga ana profesionale kanë për qëllim që, gjatë trajtimit të kësaj sëmundjeje të qëndrueshme respiratore kronike, të ulin simptomat, të përmirësojnë tolerancën e sforcimeve dhe të përmirësojnë gjendjen shëndetësore. Por edhe të ndërmarrin zvogëlim të rrezikut, parandalim të përparimit të sëmundjes, parandalim dhe trajtim të acarimeve dhe uljen e vdekshmërisë.

Si të parandalojmë përkeqësimet/acarimet?

Ndërprerja e pirjes së duhanit mund të ndikojë ndjeshëm në historinë natyrore të SPOK-ut dhe duhet të bëhen përpjekje për të mbështetur pacientët që të ndalojnë pirjen e duhanit.

Vaksinimi kundër gripit dhe infeksioneve nga pneumokokët

Rehabilitimi pulmonar

Edukimi i pacientit për terapinë dhe mënyrën e inhalacionit

Në një kohë kur ndotja e ajrit është një nga problemet më të shpeshta, por edhe pas vlerësimit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë se shkaktari i 3-të i vdekjes do të jenë pikërisht SPOK-u (COPD), është shumë i rëndësishëm parandalimi i sëmundjes dhe trajtimi i pacientëve, i cili është kompleks dhe në trajtimin e tyre duhet të përfshihen specialistë, të cilët drejtpërdrejt duhet të bashkëpunojnë në trajtimin individual të pacientit. Vetëm nëse ekziston një kombinim i vërtetë dhe i duhur i trajtimit dhe këshillimit mund të ndikohet në efikasitetin e trajtimit të pacientëve me sëmundje pulmonare kronike.

 

Prof. dr. Angelko Gjorçev,

Spec. polmololog dhe alergolog

Search

Последни новости

  • Vardari e fiton Kupën e Maqedonisë pas 18 vitesh – Neuromedica krenarisht qëndron pas kampionit! May 23
  • Mjekësia Sportive në Neuromedica! May 15
  • СИСТЕМАТСКИТЕ ПРЕГЛЕДИ МОРААТ ДА БИДАТ КВАЛИТЕТНИ ЗА ДА БИДАТ ВЕРОДОСТОЈНИ Jan 9
  • SËMUNDJA PULMONARE OBSTRUKTIVE KRONIKE – SPOK Feb 7
  • Prof. dr. MIODRAG VËRÇAKOVSKI I PËRGJIGJET PYETJES Ç’ËSHTË HERNIA DISKALE? Feb 7

Архива

  • May 2025 (2)
  • January 2023 (1)
  • February 2020 (5)

Neuromedica është marka e parë private mjekësore në Maqedoni që ka punuar në fushën e kujdesit shëndetësor modern dhe të përparuar për 29 vjet.

+38923133313

neuromedica@neuromedica.com.mk

Jordan Mijalkov no.62

Spitali Neuromedica
Str. Jordan Mijalkov nr. 62, 1000 Shkup
Telefon: +389 2 31 33 313; +389 75 40 20 00
E-mail: centar@neuromedica.com.mk

Neuromedica Kumanovo
Str. Tane Gorgiev nr. 52, 1300 Kumanovë
Telefon: +389 31 414 033
E-mail: martin@neuromedica.com.mk

LOKACIONI

Regjistrohu për NEWSLETTER

Copyright ©2019 all rights reserved
Designed by Box Media
Ние користиме колачиња за да овозможиме правилно функционирање на нашата веб-страница, да ги прилагодиме содржините и рекламите, да понудиме функции за социјалните медиуми и за да го анализираме нашиот сообраќај. Исто така, ние споделуваме информации за вашето користење на веб-страницата со нашите партнери во социјалните медиуми, рекламирањето и во аналитиката. Дознајте повеќе на: Политика за приватност
Поставки за колачињаПрифати колачињаX
Manage consent

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
SAVE & ACCEPT