22791549_1054564764646127_666858196287516431_o

Transport mjekësor sanitar

Spitali Neuromedika ofron transport mjekësor dhe sanitar me ambulanca më moderne, të pajisura me aparaturë më bashkëkohore, të nevojshme për transport të gjatë mjekësor. Ndër transportet sanitare që janë realizuar nga Spitali Neuromedika mund të përmendet dhe transporti mjekësor rekord nga Maqedonia në Suedi.
Ekipi mjekësor i Spitalit Neuromedika vendosi një rekord të ri në transportin e pacientëve nëpër shtatë vende, nga Shkupi deri në spitalin Sahlgrenska Universitetssjukhuset Molndal afër Goteborgut në Suedi, duke kaluar 5622 km. nga të cilat 35 orë të kaluara me pacientin, nga gjithsej 67 orë. Ekipi mjekësor i Spitalit Neuromedika, i përbërë nga një ekip mjekësor shumë profesional e realizoi transportin në një nivel të lartë profesional, me ambulancë më moderne, me pajisjet speciale për transportin e pacientëve me sëmundje të rënda jashtë Maqedonisë.