Neuromedika është marka e parë mjekësore private në Maqedoni që tashmë për 29 vjet punon në fushën e kujdesit shëndetësor të përparuar dhe bashkëkohor . 29 vjet përvojë të kaluara përmes rritjes dhe zhvillimit të vazhdueshëm, dhe synimit për të arritur kujdesin më të lartë shëndetësor dhe kushte të përsosura për trajtimin e pacientëve tanë. Nëpërmjet investimeve të vazhdueshme dhe përmirësimit të procesit të punës Neuromedika kontribuon në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve mjekësore që i ofron. Neuromedika si një markë (brend) e rrallë dhe e pastër maqedonase, që vazhdimisht i rrit dhe i përmirëson kapacitetet e saj të punës, është veçanërisht e përkushtuar në cilësinë e stafit mjekësor, i cili është burimi kryesor i besimit në sytë e qytetarëve. Theks i veçantë në punën e Neuromedika-s është vënë në pajisjet bashkëkohore për diagnostikim mjekësor dhe shërbimin e plotë mjekësor 24 orësh, përfshirë dhe vizita në shtëpi dhe transport sanitar nga ekipet tona mjekësore.

Aktiviteti ynë në fushën e kujdesit shëndetësor është i vendosur në Shkup – në Spitalin Neuromedika në Qendër dhe në Poliklinikën në Kumanovë si dhe në Qendrën Diagnostikuese në Kukush-Greqi me ordinanca të praktikës së përgjithshme dhe specialistë nga të gjitha fushat. Neuromedika ka më shumë se 150 punonjës me kualifikim të lartë: mjekë specialistë dhe subspecialistë nga fusha të ndryshme, mjekët të përgjithshëm, infermiere, ekip të menaxhimit dhe administratë shtesë.