Pyetjet që parashtrohen shpesh

Ku gjenden ordinancat tuaja?

Një ordinancë gjendet në rr. "Partizanski Odredi" para SIMPO-së, dhe ordinanca tjetër gjendet pas urës "Obedineti nacii", menjëherë në anën e djathtë.

A keni hapur ordinanca jashtë Shkupit dhe në qoftë se keni, ku gjenden?

Po, kemi ordinanca në qytetet e poshtëpërmendura: Tetovë, Kumanovë, Shtip, Koçani dhe Manastir.

Cili është orari i punës i poliklinikës "Neuromedika" dhe a mund të caktoj një termin që do të më përshtatet mua?

Orari ynë i punës është 24 orë dhe mund të caktoni një termin në numrat tona e telefonave: 2 313 33 13,204 23 23 dhe në telefonin cellular 075 402 000, ose mund të vini personalisht në ordinancat tona.

A keni vizitë në shtëpi?

Po, kemi vizitë në shtëpi me mjekë të përgjithshëm dhe specialistë në varësi sipas nevojës suaj, mund të caktoni një takim në 2 313 33 13, 204 23 23 dhe 075/402-000.

A ekziston mundësi rezultatet të na dërgoni në e-mail?

Po, ekziston mundësi.

A keni një veturë mjekësore për transport të pacientëve?

Po, kemi disa vetura sanitare, të cilat mund të organizohen në çdo kohë edhe jashtë vendit tonë.

Me kë dhe në çfarë mënyrë mund të bisedojmë të punësuarit tonë t'i bëjnë kontrollimet e nevojshme sistematike?

Kontrollimet sistematike mund të caktohen te menaxherët tonë në tel. 3114 023 ose në e-mail neuromedica@neuromedica.com.mk.

Çfarë lloje të çertifikatave mjekësore bëni?

Kandidatë për shoferë (kategori A, B, C, D, E), shoferë profesionalë, taksistë, për punësim dhe aftësi për punë, kontrollime periodike sistematike për ndërmarrje dhe për punë në anije.

Cilat janë shërbimet specialistike në ordinancën tuaj?

Ato janë mjekësia interne, psikiatria, pediatria, neurologjia, kirurgjia, mjekësia fizikale, dermatovenerologjia, sëmundjet e syve, kontrollimet otorinolaringologjike, ortopedia, ginekologjia dhe stomatologjia.

A ekziston mundësi me referim dhe karton të kaltër të bëj një kontrollim për sëmundje të syve?

Po, ekziston mundësi të bëni në atë mënyrë që do të merrni referim nga mjeku juaj amzë me karton të kaltër.

A ekziston mundësi të zgjedh gjinekolog amzë?

Po, ekziston mundësi.